Kontrata Me Klientin

 1.Kuptimi “paketë turistike” dhe të drejtat e shitjes së tyre

1.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61,të ligjit nr.9902, datë 17.04.2008 për mbrojtjen e konsumatorit,të dy, si organizuesi edhe shitësi i paketave turistike, duhet të jenë të liçencuar për të kryer aktivitetet e tyre.Personat apo subjektet që nuk kanë këto atribute, janë të zhveshur nga e drejta e shitjes së këtyre paketave dhe nuk mundet kurrësesi të luajnë rolin e një subagjenti të komisionuar.

2.Konsumatori ka të drejtë të marrë një kopje të kontratës së paketës turistike, (në përputhje me Nenin 47 pika 8 të ligjit, i cili është dokument i nevojshëm për të aplikuar për marrjen e një vendimi në bazë të pikës 19 të po këtij neni)

3.Paketa Turistike përbëhet nga transporti dhe akomodimi të reklamuara dhe të shitura së bashku nga nja shitës i njohur si TOUR OPERATOR. Sherbime të tjera shtesë mund t’i bashkengjiten kësaj pakete si:

-Transferta të ndryshme
-Ekskursione dhe aktivitete të ndryshme të ofruara gjatë periudhës së pushimeve
-Guida dhe përkthyes etj.

4.Transporti mund të jetë me linja të rregullta skeduli ose nëpërmjet linjave ajrore charter vendase ose të huaja.

5.Akomodimi mund të jetë i formave dhe niveleve të ndryshëm me trajtime ushqimore të standarteve dhe formave të ndryshme.

6.Paketat turistike, janë të organizuara nga Tour Operatori dhe i shiten konsumatorit nga një Agjent Udhëtimesh. Disa Agjentë janë të punësuar nga Tour Operatori, të tjerë janë të pavarur.

2.Baza ligjore

Kontrata e shitjes së një pakete turistike përveç kushteve të përgjithshme është gjithashtu e rregulluar nga nenet e paraqitura në dokumentacionin e udhëtimit, i cili i jepet konsumatorit. Kjo kontratë, ka të bëjë me aranxhimin e udhëtimit, pushimet dhe shitjen e shërbimeve turistike të rregulluara me anë të Ligjit nr. 1084, të 27 Dhjetor 1977, e ratikuar dhe e ekzekutuar nga Konventa Ndërkombëtare e Kontrateve të Udhëtimit, e nënshkruar më 13 Prill 1970 në Bruksel. Kontrata në distancë e nënshkruar nga konsumatori, (për të gjitha aplikimet për kontratat për shërbimet e kohës së lirë), është subjekt i Legjislacionit për Kontratat e Paketave të udhëtimit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008.

3.Rezervimi

Rezervimi mund të bëhet vetëm pas pranimit të kushteve të përgjithshme të kontratës nga ana e konsumatorit. Kontrata merret parasysh kur Pro Travel konfirmon rezervimin, me informacionet përkatëse të shkruara, përmes e-mail, fax ose me anë të telefonit. Specifikimet rreth paketës ose shërbimeve turistike shtesë janë të përfshira në shënimet dhe detajet e ofertës dhe paraqiten para nënshkrimit të kontratës, si parashihet nga ligji në fuqi. Në rast se produkti turistik i krijuar nga Pro Travel i reklamuar në web protravelagencies.com ose i botuar në broshurë kërkon një numër minimal të pjesëmarrësve, organizatori ka të drejtë të mos kryej udhëtimin nëse numri minimal i pjesëmarrësve nuk është arritur. Organizatori ka të drejtë të lajmërojë konsumatorin për anullimin e udhëtimit nga 7 deri në 1 ditë para nisjes duke i kthyer të gjithë pagesën e bërë gjatë rezervimit. Numri minimal i personave që udhëtimi të realizohet është 20.

4.Pagesat

1.Minimumi 50 % e çmimit të plotë të paketës, duhet të depozitohet në kohën e rezervimit dhe e gjithë shuma duhet të jetë e paguar deri 7 ditë përpara udhëtimit. Në rastet kur bëhet anullimi i prenotimit, në bazë të art. 6, organizatori ka të drejtën legjitime të mbajë shumën e marrë si pagesë të pjesshme e vlefshme për të mbuluar penalen e anullimit. Mospagimi i shumave të lartpërmendura në datat e duhura ka nje klauzolë të vecantë që përcakton anullimin e kontratës së shitjes së paketave turistike, përveç kompensimit për dëme të mëtejshme që i janë shkaktuar organizatorit.

2.100% e çmimit të plotë të paketës duhet të depozitohet në kohën e rezervimit në rastet kur paketa perfshin biletë avioni apo hotele me ofertë. Kjo i komunikohet konsumatorit në momentin e rezervimit.

5.Çmimet

1.Çmimi i paketave turistike është publikuar në katalog dhe në faqen e internetit protravelagencies.com, është i shprehur në EUR dhe bazohet në cmimet e kontraktuara nga organizatori për hotele, çmimet e transportit me avion duke llogaritur çmimin e karburantit 500 USD/Ton f.o.b. dhe shpenzime shtesë, si p.sh. taksa të detyrueshme që paguhen në vend janë gjithmonë të specikuara në shënimet dhe detajet e ofertës.

-Çmimi mund të ndryshojë nëse ndryshojnë elemente si: kostoja e transportit duke përfshirë koston e karburantit; taksat dhe tarifat e disa prej shërbimeve turistike, si taksat e uljes dhe ngritjes së avionëve; kursi i këmbimit që i aplikohet paketave, heqja e ofertave të veçanta nga hotelet. Për sa i përket ndryshimeve të tilla, ata do t’i referohen kurseve të këmbimit dhe kostove të lartpërmendura, gjithashtu dhe çmimeve përkatëse të përmendura në momentin e aplikimit të rezervimit, pa marrë parasysh çmimin e publikuar në website. Për konsumatorët të cilët kanë rezervuar para këtyre ndryshimeve, nuk do të ketë ndryshim në çmim, nuk do t’i kërkohet pagese ekstra.

6.Detyrimet e Prenotimeve dhe Penalitetet

1.Prenotimi do bëhet nga agjensia duke përdorur formularin e rezervimit. Organizatori në çdo prenotim duhet të informojë konsumatorin për kushtet e paketës dhe kushtet e përgjithshme të blerjes së tyre e të penaliteteve në rast anullimi, duke e orientuar atë në rregulloren e publikuar në website ose duke i dhënë një kopje të printuar.

2.Penaliteti në rastet e anullimit të rezervimit

-Anullimi deri në 7 ditë kalendarike para nisjes. Konsumatori ka për detyrë të paguajë të gjitha kostot e organizatorit për këtë anullim si më poshtë:

3.Paketa përfshin biletë avioni – në këtë rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobës së paguar për anullim kundrejt kompanisë ajrore të cilat mund të jenë nga 0-100% të pagesës. Kostot i bëhën të ditura konsumatorit në momentin që ai vendos për anullim.

4.Paketa përfshin rezervimin e hotelit i cili është me ofertë ose për rezervimet e hershme (early booking)- në këtë rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobës së paguar për anullim kundrejt hotelit të cilat variojnë nga 0-100%. Kostot i bëhen të ditura konsumatorit në momentin që ai vendos për anullim.

5.Të gjitha kostot e tjera të paguara nga organizatori, duke përfshire dhe transfertat bankare

-Anullimi 7 ditë kalendarike deri ditën e nisjes i jep të drejtën kompanisë të mbajë 100 % të vlerës totale të paketës

7.Anullimi nga ana e Konsumatorit pa penalitet

Konsumatori mund të tërhiqet nga Kontrata, pa paguar penalitet në rastet që vijojnë:

1.Rritja e çmimit (sipas nenit 5 më sipër) më shumë se 10%.

2.Ndryshime të rëndësishme të një ose disa elementeve të kontratës, të cilat cilësohen thelbësore për realizimin e plotë të paketave turistike por para nisjes, të papranuara nga konsumatori. Në rastet e lartpërmendura, konsumatori ka të drejtë:

-Të ketë përparësinë e një pakete turistike alternative, pa kosto ekstra ose me kthimin e shumës në rast të një shtese pagese nëse paketa e dytë turisitke është më e ulët se e para.

-Të marrë përsipër vetëm shumën e parave tashme të dhëna. Rimbursimi duhet të bëhet brënda 7 ditë pune nga koha e marrjes së formularit të shkruar të aplikimit për rimbursim.

3.Konsumatori duhet të paraqesë vendimin e tij (pranon ndryshimin ose tërhiqet) brënda dhe jo më gjatë se dy ditë punë nga momenti që i është dhënë njoftimi për ngritjen ose ndryshimin e çmimeve. Në mungesë të komunikimit të prerë, brënda kohës së lartpërmendur, propozimi i formuluar nga organizuesi konsiderohet si i pranuar.

8.Ndryshime nga konsumatori

Modifikimet e kërkuara nga konsumatori për një prenotim të pranuar e kontraktuar nuk janë të detyrueshme për organizatorin. Në rast se organizatori mundet ta realizojë ndryshimin që konsumatori i kërkon, konsumatori ka të drejtën të bëjë këtë ndryshim duke marrë parasysh pagesat e kostos përkatëse që vjen nga diferenca e çmimit të hotelit dhe e çmimit të avionit sipas sezonalitetit. Këto kosto i komunikohen konsumatorit në momentin e komunikimit nga ana e tij për ndryshimet e dëshiruara.

9.Ndryshime nga organizuesi

Në rast se pas nisjes organizuesi nuk mund të ofrojë, për cfarëdo lloj arsyeje (pavarësisht rrethanave që varen nga konsumatori) një pjesë të rëndësishme të shërbimit që përfshihet në kontratë, zgjidhje alternative duhet t’i ofrohen konsumatorit pa pagesë shtesë. Nëse vlera e shërbimit të ofruar është më e ulët se vlera e shërbimit të parashikuar, ndryshimi midis tyre do të rimbursohet.Nëse nuk është e mundur një zgjidhje alternative ose nëse zgjidhja e ofruar nga organizuesi është refuzuar nga konsumatori për arsye serioze dhe të justifikueshme, konsumatori do të rimbursohet vetëm për atë pjesë të shërbimit të munguar.

10.Transferimi i rezervimit

Konsumatori ka të drejtë të zëvendësohet nga një person tjetër nëse:

1.I jep një njoftim me shkrim organizuesit të paktën 4 ditë punë para datës së nisjes, duke dhënë në të njëjtën kohë emrin dhe mbiemrin e personit zëvendësues.
2.Zëvendësuesi i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e shërbimit, kërkesat që kanë të bëjnë me pasaportën e udhëtimit, visën, sigurimin shëndetësor, akomodimin në hotel dhe transportin.
3.Personi zëvendësues duhet t’i rimbursojë organizatorit shpenzimet që ky bën për zëvendësimin.
4.Konsumatori që heq dorë, është përgjegjës për pagesën e çmimit të paketës si dhe tarifës së shpenzimeve për zëvendësimin të cituara në pjesën c) të artikullit.
5.Për sa i përket disa prej shërbimeve, mund të ndodhë që palët e treta që ofrojnë shërbimin mund të mos pranojnë ndryshimin e emrit edhe nëse është bërë sipas rregullave të cituara në pjesën a) të artikullit. Pro Travel nuk do të jetë përgjegjës për mundësinë e mospranimit nga palët e treta për ndryshimin e emrit. Ky mospranim do t’ju komunikohet menjëherë palëve përkatëse nga Pro Travel para nisjes.

11.Detyrimet e pjesëmarrësit

1.Pjesëmarrësit duhet të pajisen me pasaporta personale të vlefshme ose dokumenta të tjera të vlefshme për të udhëtuar drejt vendit të destinuar, si dhe me çertifikatë shëndetësore nëse kërkohet. Fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë pa prindërit ose me 1 prind, duhet të kenë prokurë të posaçme që lejon udhëtimin jashtë vendit.

2.Siguracioni i shëndetit në udhëtim është i këshillueshëm për çdo udhëtar dhe nuk është i përfshirë në paketat turistike .

  1. Organizatori nuk e ka për detyrë të njoftojë udhëtarët për dokumentacionin e lartpërmendur dhe gjithashtu nuk ka asnjë përgjegjësi në rastet kur punonjësit në pikat kufitare nuk lejojnë kalimin e tyre për shkak të mungesës së dokumentacionit të lartpërmendur.

4.Turisti duhet të sillet me kulturë dhe të respektojë detyrat dhe rregullat e veçanta që i perkasin vendit të destinacionit, të gjitha informacionet e ofruara nga organizatori, si dhe rregulloret dhe dispozitat administrative dhe ligjore që i përkasin paketave turistike. Pjesëmarrësi do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmet që i shkaktohen organizatorit si pasojë e parregullsisë së përmbushjes së detyrimeve të lartpërmendura. Konsumatori duhet t’i paraqesë organizatorit të gjitha dokumentat, informacionet dhe elementët që i përkasin atij, të cilat mund te jenë të nevojshme për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes ligjore ndaj palëve te treta, përgjegjës për dëmin. Organizatori quan përgjegjës konsumatorin për detyrimet në të drejtën e vetëmbrojtes. Në momentin e rezervimit, konsumatori do t’i komunikoj organizatorit, me shkrim detajet e nevojshme që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje të veçantë si psh.udhëzuesi i udhëtimit, me kusht që realizimi i tyre të jetë i mundur.

12.Klasifikimi i hotelit

Klasifikimi zyrtar i strukturave të hotelit është i dhënë në katalog (në letër ose formë elektronike) ose me materialet e tjera informuese, bazuar në deklaratat zyrtare të autoriteteve kompetente të vendit në të cilin ofrohet shërbimi.Klasifikimi i hoteleve nuk bëhet nga organizatori apo strukturat e tij. Në mungesë të klasikimeve zyrtare të njohura nga Autoritetet Publike kompetente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilave i referohet shërbimi – me qëllimin për të vënë në dukje në mënyrë të detajuar karakteristikat e cilësisë së akomodimit të hotelit të ofruar dhe për të bërë konsumatorin të vetëdijshëm për zgjedhjen e tij – konsumatori ka për detyrë të kontrollojë në mënyrë individuale karakteristikat e hotelit të zgjedhur nga vetë ai, apo nga agjensia në Internet.

1.Ne rastet kur paketa turistike është udhëtim në grup me guidë, kategoria e hoteleve të zgjedhur përcaktohet nga organizatori. Ne rastet kur emrat e hoteleve nuk janë të përcaktuar në program, organizatori ka të drejtë të vendosë për emrat e hoteleve deri në 2 ditë para nisjes, por pa ndryshuar kategorinë e tyre.

2.Në rastet kur paketa turistike është udhëtim individual, apo udhëtim charter, organizatori sugjeron hotele nga të cilat konsumatori bën zgjedhjen e tij. Konsumatori ka për detyrë të bëjë kërkime individuale në internet për cilësinë, vendodhjen, kritikat për hotelin e zgjedhur prej tij. Organizatori jep sugjerime, rekomandime duke u bazuar në përvojën e tij, por nuk mban përgjegjësi për zgjedhjen e konsumatorit. Organizatori ka për detyrë të rezervojë llojin e dhomës dhe hotelin e zgjedhur prej konsumatorit. Organizatori nuk mban përgjegjësi për mungesën e shërbimit apo çdo mangësi nga hoteli. Nga momenti i rezervimit, konsumatori bëhet klient i hotelit dhe ka të drejtë të kërkojë llogari te stafi menaxhues i hotelit për çdo mangësi në sherbim.

13.Përgjegjësia

Organizatori është përgjegjës për dëmet që i shkaktohen konsumatorit si pasojë e mosplotësimit të plotë ose të pjesshëm të shërbimeve të përshkruara në kontratë, përvec se kur organizatori mund të provojë që ngjarja varet nga konsumatori (duke perfshirë iniciativat e ndërmarra nga ai vetë në mënyrë të pavarur, gjatë ekzekutimit të shërbimeve turistike) ose mbi ngjarjet që nuk lidhen me ofrimin e shërbimeve të përshkruara në kontratë, ngjarje të rastësishme, aksidente, dukuri të mbinatyrshme, ose nga rrethana që organizatori vetë nuk mund t’i parashikojë ose zgjidhë, mbi bazën e një parimi për kujdesin profesional. Në asnjë rrethanë, shitësi që bën prenotimin e paketës turistike nuk do t’i përgjigjet detyrimeve të organizatorit të udhëtimit. Gjithsesi, shitësi është përgjegjës vetëm për obligimet që vijnë prej aktiviteteve të tij si ndërmjetës, në përputhje me limitet e përgjegjësive të vendosura nga ligjet dhe konventat e lartpërmendura. Në raste falimenti, Pro Travel vë në dispozicion asetet e kompanisë për dëmshpërblimin e klientëve.  Pro Travel, është gjithashtu përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të konsumatorit, vetëm kur ato arrijnë në databazë dhe jo gjatë transmetimit të tyre.

14.Kufijtë e kompensimit

Në asnjë rast, kompensimi i organizuesit nuk do të jetë më i madh se kompensimi i dëmshpërblimit i përcaktuar nga konventa ndërkombëtare, në lidhje me ngjarjet që ndodhen si pasojë e mosplotësimit të përgjegjësive. Në rast të ndryshimit të këtyre konventave ose formulimit të konventave të reja ndërkombëtare në lidhje me objektivat e shërbimeve të paketave turistike, limiti i shpërblimit do të jetë në bazë të ligjit në fuqi, në momentin kur ndodh ngjarja fatkeqe.

15.Ndihma e Detyruar

Organizatori është i detyruar t’i ofrojë ndihmë konsumatorit, në bazë të parimeve të kujdesit profesional, vetëm në lidhje me detyrimet e veta, ose në bazë të kontratës ose rregullave ligjore. Organizatori dhe shitësi janë të liruar nga përgjegjësitë e tyre, kur ekzekutimi i pasuksesshëm ose i gabuar i kontratës varet nga konsumatori ose nga raste të paparashikuara dhe të paevitueshme të palëve të treta, ose nga një akt i rastësishëm ose dukuri mbinatyrore ose nga falimentimi i kompanive ajrore, hoteleve, apo kompanive të transportit.

16.Ankesa dhe akuza

Çdo ekzekutim i pasuksesshëm i kontratës duhet të njoftohet nga konsumatori në atë moment që ndodh. Në këtë mënyrë, organizatori ose përfaqësuesi lokal mund të gjejë menjëherë një kompensim për të. Konsumatori mund të bëjë një ankesë duke i dërguar një letër të regjistruar, me faturë, organizatorit, brënda 10 ditë pune nga data e kthimit në vendin e nisjes. Nëse ankesa bëhet në vendin e ekzekutimit të shërbimeve turistike, organizuesi duhet të ndihmojë konsumatorin në mënyrë që të gjejë një zgjidhje optimale. Në të njëjtën mënyrë, edhe nëse ankesa është raportuar në fund të shërbimit, organizatori duhet të ofrojë dhe të garantojë gjithsesi një përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së konsumatorit.

17.Sigurimi

Në rast se sigurimi nuk është i përfshirë në çmim, është e mundur para nisjes, dhe është e rekomanduar të bëhet sigurim shëndetësor i veçantë që mbulon shpenzimet që vijnë nga anullimi i paketave turistike, sëmundjeve, aksidenteve ose bagazhit të humbur.

18.Vendi i juridiksionit/ klauzola e arbitrazhit

Mosmarrëveshjet nëpërmjet dy palëve do të zgjidhen me marrëveshje te përbashkët, në të kundërt kompetenca e zgjidhjes i takon Gjykates së Shkallës së Parë, Tiranë.